Vëllezërit Valon dhe Visar Avdyli

I kërkuar për vrasjen e një 20-vjeçari në Norvegji dhe i lidhur me ISIS-in, arrestohet 34 vjeçari nga Kosova

21 Shkurt, 15:46| Përditesimi: 21 Shkurt, 15:55

  • Share

Në tetor të vitit 2021 në Oslo kishte ndodhur një vrasje. Kishte humbur jetën 20-vjeçari, Hamse Adan.

Për këtë krim ishin shpallur në kërkim nga institucionet e Norvegjisë dy vëllezër nga Kosova, Visar dhe Valon Avdyli, 34 vjeç dhe 37-vjeç.

Në nëntor vitit të kaluar në Turqi, ishte arrestuar Valon Avdyli kurse sot në pranga ka rënë i vëllai Visari në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale "vrasje" të kryer në Oslo më 07.10.2021. Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të dy vëllezërit nga Kosova kanë qenë më parë të dënuar për terrorizëm. Valon Avdyli u dënua për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS, ndërsa Visar Avdyli u dënua se kishte tentuar t’i ofronte mbështetje materiale ISIS-it përmes vëllait të tretë, Egzon Avdylit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?