Foto ilustruese

I kërkuar për trafik droge, arrestohet 49-vjeçari nga Shijaku, gati ekstradimi në Itali

31 Maj 2020, 08:59| Përditesimi: 31 Maj 2020, 09:00

  • Share

DURRËS-Një i kërkuar nga drejtësia italiane për trafikim të narkotikëve është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.

I arrestuari është Flamur Tuda 49 vjeç, banues në Gjepalaj Shijak.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Pavias për trafik droge.

Pas arrestimit ai do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin për akuzën që është ngritur kundër tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?