I kërkuar nga Peruja për trafik armësh dhe krime kundër shtetit, arrestohet në Morinë 58-vjeçari

29 Gusht 2023, 09:47| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 09:48

  • Share

Dmytro Chornyi, banues në Ukrainë është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik armësh dhe krime kundër shtetit në Peru.

58-vjeçari ishte dënuar me 25 vite burg në Peru, ndërsa u prangos teksa po hynte në Shqipëri nga Kosova.

‘Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve nga shërbimet e Interpol Tiranës, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Perusë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht Dmytro Chornyi, 58 vjeç, banues në Ukrainë.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 58-vjeçari ishte i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Perusë, me 25 vjet burgim, për veprat penale "Trafikimi i armëve" dhe "Krimet kundër shtetit dhe mbrojtjes kombëtare", të parashikuara nga legjislacioni penal i Perusë.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Peru, për ta ekstraduar shtetasin Dmytro Chornyi, drejt këtij shteti.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?