I kërkuar nga Austria për drogë, arrestohet në Ali Dem 26-vjeçari nga Peshkopia

27 Gusht 2020, 09:46| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 09:47

  • Share

Një 26-vjeçar i kërkuar nga drejtësia austriake për drogë është arrestuar nga policia e Tiranës në zonën e 'Ali Demit'.

Për kapjen e tij ishin të inkuadruara Njësia e Posaçme e Kërkimit 'Fast', si dhe Interpol Tirana, që fillimisht bënë të mundur lokalizimin e tij në Ali Dem dhe më pas arrestimin.

Bëhet fjalë për Gersi Halilin, i cili më ekzaktësisht kërkohet për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope". Një akuzë e cila maksimumin e dënimit e ka deri në 15 vite.

Gersi Halili është i lindur në Peshkopi, por banues në Tiranë me qera, ndërsa kishte edhe shtetësinë austriake. Kapje e tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Austrisë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?