Foto ilustruese

Në Shqipëri ishte në kërkim, në Itali lëvizte i lirë! Arrestohet 44-vjeçari shqiptar, gabimi që i kushtoi lirinë (EMRI)

11 Tetor 2022, 18:12| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 18:37

  • Share

ITALI- Ferdinand Ndoja, 44-vjeç ishte i shpallur në kërkim në Shqipëri, por kjo nuk e ka penguar që të lëvizte i lirë në Itali. Mirëpo arratia nuk i zgjati shumë.

Kjo sepse gjatë një kontrolli rutinë mbrëmjen e djeshme në Varese, ai është ndaluar nga policia italiane, ku pas verifikimeve të bëra, rezultoi se 44-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pas një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Lezhë, për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndoja është në kërkim për ngjarjen e regjistruar në 3 gusht 2021, në fshatin Shenkollë, Lezhë, ku pas një sherri për motive ende të paqarta, ai ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 60-vjeçarit P.T, banues në Fushë e Kuqe, Kurbin. Fatmirësisht nga të shtënat me armë, nuk pati persona të lënduar.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?