Ylli Limani, Arbana dhe Eduarti

I kërkuan të ftuarve të mos postonin asgjë! Ylli Limani thyen rregullin dhe zbulon detaje nga dasma e  Arbanës dhe Eduartit

18 Qershor 2023, 09:45| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 09:53

  • Share

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj kanë kurorëzuar dje, lidhjen e tyre disa vjeçare me një ceremoni private në Toskana, Itali.

Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ku të ftuar kanë qenë personazhe të njohur të botës së ekranit dhe showbizit shqiptar, nuk zbuluan pothuajse asnjë detaj nga ceremonia, kjo pasi vetë çifti ka kërkuar të respektohet dita e tyre, pa postime, foto dhe video në rrjetet sociale.

Mirëpo njëri nga personazhet VIP, i cili ka qenë i ftuar si këngëtar në dasmën e çiftit, nuk e ka respektuar kërkesën e tyre.

Bëhet fjalë për Yllin Limanin, i cili nuk mund të qëndrojë pa postuar dhe e vetmja gjë që ka arritur të postojë nga festa janë disa nga lulet dekoruese, teksa krahas shkruan se kjo ishte gjëja e vetme që çifti i ka lejuar të postojë.

“Ceremonia e Arbanës dhe Edit ishte shumë e bukur… nuk po më lënë të postoj asgjë, vetëm këto lulet më thanë mund t’i nxjerr”.

Përgjatë ditëve të fundit dasma e bujshme e sezonit ka ngjallur shumë kureshtje në media për fustanin e nusërisë, detaje lidhur me organizimin e padyshim të ftuarit.

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ermal: 18/06/2023 11:49

    Dasem per Te mbledhur lek

    Përgjigju
  • Tea and Dea: 18/06/2023 11:05

    Këto jane fallco komplet,i bëjnë të gjitha për show e klikime. Çensurojnë "miqtë",se duket që janë vetëm numra dhe s'janë miq,vetëm sepse duan që klikimet të bëhen tek instagrami tyre. Ah ju shplaftë panuklla..!!!!!

    Përgjigju
    • Filantropi: 20/06/2023 08:29

      Bravo Eduard. Ke lindur me kemishe.U martove me nje mami me 1femije. Ja sëllove dhe u gēzove 2 herë të tjera. Ti kesh me jete te gjatë dhe 2 femijet e tjerë..

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?