Xhoslin Rama dhe Cubi Metkaj

I kërkoi raporte seksuale në këmbim të një roli, aktorja e humorit Cubi Metkaj tregon publikisht emrin e regjisorit që e ngacmoi

5 Janar 2023, 11:21| Përditesimi: 5 Janar 2023, 11:26

  • Share

Aktorja e humorit Cubi Metkaj ka zbuluar gjatë emisionit ‘Zemër Luana’ emrin e regjisorit që e kishte ngacmuar seksualisht në këmbim të një roli.

Në lojërat që luhen në atë program ishte aktorja tjetër e humorit, Rudina Dembecaj, e cila i kujtoi Cubit deklaratën që kishtë bër ëkohë më parë, ofertën për një projekt në këmbim të raporteve seksuale.

Pyetja për Cubin ishte “Sot duam të zbulosh emrin e personazhit apo regjizorit që të ka ngacmuar shumë pak seksualisht”, i tha Dembecaj aktores.

Cubi fillimisht hezitoi për t’a nxjerrë emrin, por në fund e bëri të ditur cili ishte regjisori që i kishte kërkuar raporte seksuale.

 “Përderisa nuk e kam thënë më parë këtë emër…ok, ok do ta them. Është regjizor filmi, është Xhoslin Rama”.

Përmendja e emrit të regjizorit nga Cubi u shoqërua me duartrokitje mbështetëse, sikundër kishte edhe nga ata që pyesnin se kush ishte ky emër.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?