Fero dhe Arbenita

I kërkoi publikisht një mundësi të dytë, por Arbenita e injoroi! Fero ‘merr hak’ ndaj saj dhe ndërmerr veprimin e papritur

4 Tetor 2023, 15:27| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 15:31

  • Share

Lidhja e Feros me modelen e njohur, Arbenita Ismajli, prej ditësh është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave. Ish-reperi, i cili hoqi dorë nga muzika për t’ju përkushtuar islamit i kërkoi falje publikisht gruas së tij, por kjo e fundit nuk ka bërë ende asnjë reagim.

“Lutem që ti të rikthehesh”, kështu u shpreh ndër të tjera Fero teksa i kërkoi falje publike Arbenitës.

Ndonëse foli me fjalë të mëdha, kjo nuk e ka ndaluar të “pendohet” dhe ta “zhdukë” postimin në momentin e parë që nuk mori një përgjigje nga modelja.

Po, nëse hyni në profilin e tij nuk do ta gjeni më shkrimin e gjatë dedikuar Arbenitës.

Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur pasi është “injoruar” nga ish-partnerja apo nëse vetë Arbenita ia ka kërkuar një gjë të tillë.

Gjithsesi, duket se modelja po i qëndron stoike vendimit të saj dhe nuk e ka në plan një ribashkim me Feron, pavarësisht përpjekjeve të këtij të fundit.

Kujtojmë se kjo periudhë ka qenë mjaft e tensuionuar për ciftin e njohur të shoëbizit, të cilët kanë edhe një vajzë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?