Eurot e sekuestruar policit Ilir Dizdari

I kërkoi 4 mijë euro një personi për të mos i arrestuar djalin, GJKKO nxjerr nga qelia policin e Kavajës

11 Korrik 2020, 08:39| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 10:30

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nxjerrë nga qelia policin e Kavajës, Ilir Dizdari i akuzuar për korrupsion pasiv. GJKKO vendosni masën 'arrest shtëpie' për efektivin e policisë Ilir Dizdari, i cili u arrestua më 8 korrik nga SPAK dhe SHÇBA.

Dizdari i kërkoi një personi 4 mijë euro me qëllim favorizimin për të mos ia arrestuar djalin, i cili kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.

Ilir Dizdari, me detyrë specialist i hetimit të krimeve në komisariatin e policisë Kavajë ka keqpërdorur detyrën e tij duke i kërkuar 4 mijë euro një shtetasi që të mos i arrestonte djalin. Oficeri i Policisë kërkonte shumën prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi duke ushtruar presion në  ambientin e biznesit të shtetasit.

Arrestimi i tij u bë në kushtet e flagrancës duke marrë paratë, ndërsa si provë materiale u sekuestrua vlera monetare prej 4 mijë eurosh dhe celulari i policit.

Vendimi i Gjykatës

Komento

Komente

  • Arber: 11/07/2020 09:28

    Ja dhe Gjykatsjaaaaa , nuk ka fakte . Doni me per Belulin. Po nuk filloi hetimi dispilinor per kete , bejini topi refomes.Tani ose polica ka manipuluar provat ose ky eshte i korruptuar . Te dyja bashke nuk vete

    Përgjigju
  • Spleshi: 11/07/2020 09:17

    Spaku deri tani vetem ka nxjerre nga burgu ata qe kane arrestuar te tjetet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?