Kultura

‘I kam falur por nuk i harroj, ato i ka ndëshkuar ndërgjegja’ Alida Hisku hedh dritë mbi aspekte te panjohura të historisë së saj

24 Shtator 2021, 12:16| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 12:22

  • Share

Alida Hisku në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ hedh dritë edhe mbi mjaft aspekte te panjohura të historisë së saj. Dënimi i padrejtë për shkak të një ditari bën që jeta e artistes të merrte një kthesë të papritur.

''Shkaku i ditarit, nëse kjo është e imja ti nuk ke të drejtë të ma marrësh. Ma morën tre kolege të kursit në shkollën e lartë të partisë, ishim në stazh partie.

Ajo rrëfen momentet e para të arrestimit dhe plagët që ende mbeten të pashëruara:

“Janë të pabesueshme, kujtoja se po më thërrisnin për ndonjë koncert. Atëherë ka pasur shumë viktima jo vetëm artistë por edhe të tjerë. Ai që ka qenë atje i di këto gjëra, është e tmerrshme. Nuk them se i kam harruar, nuk them se nuk I kujtoj. Nuk ecet përpara se janë ato gërvishtjet e thella që ti ke në kurriz dhe në pozicione të ndryshme të jetës fillojnë prap e rrjedhin gjak. Ata kishin ditarin në dorë, ma treguan. Sikur më ra bota, sikur më ra qielli. Cdo gjë ishte e re për mua, nuk më kishte shkuar mendja. Pastaj filluan torturat shpirtërore  dhe të gjitha llojet e tjera. Derisa babai pastaj u drejtua që të jepte testen e partisë sepse edhe familja, dajat e të gjithë kanë qenë partizanë”.

Por cilat ishin ato fjalë e pjesë të ditarit që nuk u pritën mirë dhe që çuan në arrestimin dhe dënimin e saj.

“Skëterra, pula gurë këto të gjitha ishin shfaqje të propagandës, megjithëse unë nuk ia kisha thënë asnjeriut. Ato ishin kurioze se cfarë shkruaja natën unë, natën i shkruaja këto në krevat. Pastaj filluan torturat shpirtërore  dhe të gjitha llojet e tjera. Derisa babai pastaj u drejtua që të jepte testen e partisë sepse edhe familja, dajat e të gjithë kanë qenë partizanë”

Ndërsa shprehet se i ka falur koleget e saj megjithëse nuk arrin të harroj dhimbjen e shkaktuar.

“Unë I kam falur por nuk i harroj, ato i ka ndëshkuar ndërgjegja e vet nëqoftese kanë ndërgjegje sepse dhe ato ishin vegla të diktaturës nuk e kanë bërë nga shpirti i tyre por ashtu ishin të brymosura atëherë, në tre veta dy ishin spiuna”.


Lajmi kryesor:

Në ‘fletët’ e jetës së artistes Alida Hisku, një rrëfim personal për karrierën,ëndrrat e përgjysmuara dhe dënimin


MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?