Luis Suarez

'I ka kaluar limitet', presidenti i Gremios tregon gjendjen e rënduar shëndetësore të Suarez

22 Qershor 2023, 15:01
  • Share

Presidenti i Gremio në Brazil, Alberto Guerra ka dhënë një lajm shqetësues për shëndetin e sulmuesit Luis Suarez. Uruguaiani, duket se po i afrohet fundit të karrierësm, kjo sipas deklaratave të presidentit të Gremio Porto Alegre.

Ai foli për një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë të Suarez dhe tha se ai kishte arritur kufijtë e tij për sa i përket trajtimit mjekësor. Ai përmendi edhe mundësinë e një proteze për sulmuesin 36-vjeçar, pa dhënë detaje të tjera.

“Problemi është serioz. Ai bëri shumë injeksione, mori shumë ilaçe. Ai arrin kufirin. Tani, ku qëndron në të vërtetë ai kufi, ne nuk e dimë”, tha Alberto Guerra. Aktualisht nën kontratë deri në dhjetor 2024 me Gremio, Suarez thuhet se ka diskutuar planet e tij me bordin e klubit. Që nga ardhja e tij, Suarez ka shënuar 14 gola në 26 ndeshje për klubin brazilian.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?