Vendi i ngjarjes

I jepte makinës në gjendje të dehur, futbollisti brazilian përplas për vdekje motoçiklistin

3 Gusht 2022, 16:34| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 16:35

  • Share

BRAZIL-Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar me protagonis një futbollist shumë të njohur brazilian. Renan Victor da Silva, futbollist i Palmeiras, do të përfundojë në burg pasi shkaktoi vdekjen e një motoçiklisti pasi i jepte makinës në gjendje të dehur.

20 vjeçari po voziste me veturë pa patent shofer dhe në gjendje të dehur dhe e përplasi motoçiklistin fatkeq.

Mediat braziliane kanë njoftuar se aksidenti ndodhi në një provincë të Sao Paolos, ndërsa Renan kishte kaluar në korsinë e gabuar dhe e goditi për vdekje 38 vjeçarin që po e ngiste motorin.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?