I jepte makinës nën efektin e drogës, policia rrugore arreston shoferin në Tiranë, i gjeti kokainë në makinë

19 Gusht 2023, 12:13| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 12:24

  • Share

TIRANË-  Ka shkuar në 29 numri i shoferëve të ndaluar nga policia e Tiranës të cilët i jepnin makinës nën efektin e drogës.

Kontrollet e policisë bëhen me anë të aparatit AquliaScan që bën të mundur evidentimin e shoferëve të cilët i japin makinës nën efektin e drogës. Në një nga kontrollet e fundit, policia i gjeti një të riu një sasi kokainë dhe një thikë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 19/08/2023 13:09

    Doli Ramboja ne xhiro me makine or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?