I izoluar në Pogradec, aktori i njohur i humorit: Ju kam si fëmijët e mi, uroj mos i ndodhë gjë Shqipërisë

19 Mars 2020, 15:31| Përditesimi: 19 Mars 2020, 15:39

  • Share

Aktori i mirënjohur Muharrem  Hoxha ka zgjedhur qytetin e Pogradecit për të qëndruar gjatë këtyre ditëve të vështira që vendi ynw po kalon si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Ai është akomoduar në apartamentin e tij në Pogradec duke zbatuar me përpikmëri dhe qytetari udhëzimet e qeverisë për të mos dalë jashtë orareve të përcaktuara. Furnizimin me ushqimet e shportës apo ilaçet aktori ka zgjedhur t'i marrë përmes grupit të vullnetarëve të ngritur nga bashkia Pogradec.

"Faleminderit shumë nga bashkia, juve (vullnetarëve), që falë jush ne mosha e tretë e kemi më të lehtë për të përballuar këtë situatë. Uroj që për Pogradecin por edhe gjithë Shqipërisë të mos i ndodh gjë, ju falenderoj dhe ju puth, ju kam si fëmijët e mi", tha Muharrem Hoxha.

Në Pogradec janë ngritur 12 grupe pune vullnetarësh që po i shërbejnë pensionistëve dhe familjeve nevojtare këto ditë në të cilat qarkullimi është mjaft i kufizuar ndërsa duket se pogradecarët po i binden urdhrit të qeverisë pasi pas orës 10 të gjithë janë mbyllur në shtëpi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?