Spitali Infektiv dhe viktima Petraq Gjogu

I intubuar prej disa ditësh, humb jetën nga COVID-i ish- arbitri i volejbollit

30 Nëntor 2020, 14:25| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 16:00

  • Share

BERAT- Basketbollisti beratas, njëheraz dhe ish- arbitri i ndeshjeve të volejbollit, Petraq Gjogu ka ndërruar jetë nga COVID-it. 72-vjeçari ishte i shtruar prej 2-javësh në Tiranë. Ai ndodhej prej disa ditësh i intubuar dhe nuk mundi dot ta fitojë betejën me koronavirusin.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta preku zemrat e gjithë dashamirësve të sportit beratas që e kujtojnë atë me nostalgji. 72-vjeçari Petraq Gjogu ka qenë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet '99 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend.

Në vitin 2001,Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit te Arbitrave për volejbollin në Berat. Pas lajmit për vdekjen e tij ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i selisë së PD Berat, ku Gjogu ishte pjesë e strukturave të saj që pas viteve '90.


Lajmi kryesor:

557 raste të reja e 12 humbje jete nga COVID! Humb betejën ish-arbitri i volejbollit dhe ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan! 491 pacientë të shtruar në 3 spitale


B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?