I infektuari me HIV paguhet 3 $ për
t’u marrë virgjërinë vajzave të mitura

21 Korrik 2016, 18:17| Përditesimi:

  • Share
Eric Aniva është i njohur në fshatin Nasanje të Mozambikut me epitetin "hiena”, pasi e ai e siguron jetësën, duke u paguar për të kryer mardhënie seksuale me vajza të mitura. Ky fenomen njihet si rituali i “spastrimit” në fshatin e Anivas, madje disa vendas pohojnë se nuk ka asgjë të keqe.

Por kjo histori vazhdon edhe më tej, pasi 40 vjeçari Aniva është i infekstuar me HIV AIDS. Epiteti hienë është vendosur prej shumë brezash nga pleqtë e fshatit, pasi për ta termi punëtor seksi është i panjohur. Pagesa e 40 vjeçarit vijon nga 3 dollarë deri në 5 dollarë. Ndërsa rituali “spastrimit” është i njohur si një nga traditat më të shenjta në fshatin e Eric. Tre ditë pasi vajzat e mitura kanë përjetura ciklin e parë menstrual, dërgohen tek një nga “hienat” për të kryer “ritualin e spastrimit”.

Të gjitha gratë e këtij fshati kanë kaluar “ritualin e spastrimit”. Në një intervistë për BBC Eric ka thënë se, shumica e vajzave me të cilat ka fjetur janë vajza të moshës nga 12 deri në 13 vjeç dhe se ai preferon vajza më të rritura. Disa gra e kanë denoncuar këtë ritual, i cili konsiderohet si një traditë e shenjtë , por ende nuk është bërë asgjë. Qeveria nuk e përkrah këtë ritual ,por ende nuk është ndërmarrë një fushatë senciblizimi për ndalin e saj.

harta

Ndërkohë që për këtë ritual ka folur edhe May Shaba sekretar i Ministrisë së SHBA për barazinë gjinore dhe mirëqenien, i cili tha, “ne nuk mundemi t’i dënojmë këta njerëz për ritualet dhe traditat e tyre, por mundemi vetëm ti informojmë se ky ritual është i dëmshëm, në çdo vend tjetër të botës nuk do të quhej ritual spastrimi por përdhunim.

Për BBC ka folur edhe një nga pleqtë e fshatit i quajtur Chrissie, i cili tha: Në kulturën tone nuk ka asgjë të keqe. Ne e përdorim këtë traditë të shenjtë që vajzat tona, mos të shkojnë drejt një rruge të gabuar. Ne i trajtojmë vajzat dhe gratë tona shumë mirë.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?