I infektuari me COVID-19 në Shkodër, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurori, kishte 10 ditë në vetëkarantinim

24 Mars 2020, 11:42| Përditesimi: 24 Mars 2020, 12:11

  • Share

Rasti i dytë me koronavirus në Shkodër i identifikuar ditën e sotme pas rezultateve të analizave, është një oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Shkodrës. Ai dyshohet se është infektuar gjatë kontaktit me klandestinët nga Siria që kalojnë në Shkodër. Si masë parandaluese dhe përhapëse, të gjithë personat e familjes së OPGJ-së janë vetëizoluar. Oficeri i Policisë Gjyqësore ishte i vetëkarantinuar prej 10 ditësh.

Aktualisht ai po trajtohet me mjekim të dhënë nga infeksionistët, ndërsa është duke u bërë hetimi epidemiologjik për të afërmit dhe kontaktet e tij. Ai jeton në një lagje periferike të Shkodrës, një familje me 5 anëtarë.

Prokuroria e Shkodrës i ka bërë apel të gjithë punonjësve që të marrin masa për vetëkarantinim deri më datë 30 mars. Vetëm prokurorët, OPGJ dhe sekretaret e gatshëm do të dalin në punë për të kryer veprimet e ngutshme duke respektuar kërkesat shëndetësore mbrojtëse.


Lajmi kryesor:

5 viktima me COVID-19/ 49-vjeçari nga Tirana vuante nga diabeti! 123 të infektuar, 10 fitojnë luftën, drejt shërimit edhe një 62-vjeçar, 57 të shtruar


G.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?