I infektuar me Covid, ndërron jetë në moshë të re drejtori i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës! Veliaj bën dedikimin prekës

12 Tetor 2020, 11:15| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 15:30

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 40 vjeçare, pas një beteje të gjatë me Covid-19.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili përmes një dedikimi prekës në rrjete sociale, shkruan se ai ishte një mik ideal dhe një njeri punëtor. 

"Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël. Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!

U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t'ju lëmë kurrë vetëm", shkruan Veliaj.

Në mesazhin e ndjerë për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Veliaj vijon duke shkruar se ai do të kujtohet nga të gjithë ata që punuan me të si i kudogjendur dhe i palodhur.

Report Tv mëson se Fanaj ishte dërguar në spital në Turqi për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, por fatkeqësisht nuk ka mundur ta fitojë dot këtë betejë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rexhep: 14/10/2020 21:33

    Vetem kur ti neshkoj i madhi krijues i arshit ' se kto kujtojn se cdo gje esht e imja e imja e imja por ne fund jan vetem 2 metra.

    Përgjigju
  • Bashkim Lushi: 12/10/2020 20:50

    Ngushellime familjes ishte e dhimbshme . U prefte ne paqen e zotit

    Përgjigju
  • Renata: 12/10/2020 20:13

    Ngushellime familjes u prefsh ne paqe

    Përgjigju
  • Erik: 12/10/2020 19:58

    Ngushellime familjes, e dhimbshme!

    Përgjigju
  • Ana: 12/10/2020 15:23

    Ne radhe te pare eshte njeri pastaj punonjes i kujdo qofte.Ngushellime nenes dhe bashkeshortes per humbjen e dy jeteve nga nje familje,ne nje moshe te re.

    Përgjigju
  • Amos Long Bar: 12/10/2020 12:45

    Lali plehu ishalla direkt per parkim nen toksor.

    Përgjigju
  • Rahmet: 12/10/2020 11:40

    Po fole mire ti per ndokend eshte problem o erjon zdromci. Ky djali rahmet paste por ti hajduta do afer vetes

    Përgjigju
    • Bedri: 12/10/2020 12:57

      Ne Itali inbajnepde Mos I mbajme ne. Pyt I ata qe Jane sheru Nora Malak etj

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?