Mjeku neurolog, Drini Dobi

Përtej apelit për ndihmë dhe kurimit në Itali, mjeku neurolog Drini Dobi ndërron jetë nga koronavirusi

9 Dhjetor 2020, 21:10| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 21:29

  • Share

Mjeku neurolog Drini Dobi i cili prej ditësh ndodhej i shtruar në një spital në Itali nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin.

Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme (9 dhjetor). Mjeku ka rezultuar pozitiv me koronavirus më 22 nëntor dhe që në fillim ka shfaqur simptoma të rënda shëndetësore.

Neurologu u dërgua menjëherë në Itali për kurim të specializuar. Mjekët italianë i kanë dhënë shpresë për kurimin e tij nëse i sigurohet shtrimi dhe trajtimi në spital për disa javë.

Familjarë dhe të njohur të mjekut bënë thirrje qytetarëve për të ndihmuar financiarisht për trajtimin e tij në spital.

Në një reagim në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria shqiptare do t'i mbulonte të gjitha shpenzimet spitalore mjekut Drini Dobit.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u raportuan 752 raste të reja dhe 15 humbje jete si pasojë e koronavirusit.

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adashi: 10/12/2020 00:41

    U prehte ne paqe nje nga Doktoret me te mire qe ka pasur ndonjehere Shqiperia Dr.Drini Dobi. Vertet, si ty nuk mendoj qe ka te dyte, i paharruar do te mbese kujtimi jot Doktor...

    Përgjigju
  • Ima: 09/12/2020 22:42

    U prehsh ne paqe! Nuk do te kete nje te dyte si ty Drin! I paharrushem kujtimi yt!

    Përgjigju
  • Bledi: 09/12/2020 22:24

    Ngushellime familjes dhe te afermeve te doktor Drinit. U prehsh ne Paqe Doktor Drini.

    Përgjigju
  • Erik: 09/12/2020 21:56

    Ngushellime, e paharruar vepra jote!

    Përgjigju
  • Dhoksi Rapaj: 09/12/2020 21:49

    Patjeter ..me profesionalizem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?