'DJ CHERRY'

Kronikë

I iku policisë dhe braktisi mjetin me emigrantët në Gjirokastër, arrestohet DJ Cherry! Ishte në kërkim prej 4 muajsh

28 Shtator 2022, 16:45| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 17:11

  • Share

GJIROKASTËR- DJ Cherry, i njohur nga emisioni ‘Zonë e Lirë’ ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi transportonte kundrejt fitimit emigrantë për kalimin e paligjshëm të kufirit.

38-vjeçari Ardian Kola më datë 19.06.2022, në vendin e quajtur "Ura e Lumit", nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin  po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës.  

38-vjeçari ishte në kërkim nga policia e Gjirokastrës që prej katër muajsh. Kola nuk iu bind urdhërit të policisë duke e braktisur më vonë makinën në fshatin Mashkullorë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cani: 28/09/2022 17:01

    Dj Cerri tashme nderkombtarizuar po cerr mo ca pret me braktis makinen

    Përgjigju
    • Lushka: 29/09/2022 00:04

      Ore ka ndonjeri ndonje kontakt emigrantesh ta bejme edhe ne te tjeret deri sa Po e Ben ai qe merr 2000 euro e kusur ne muaj edhe si del rroga ta bejme me qe mezor shtyjme fundin e muajit...

  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?