I huazuar te Interi, Solskjaer i mbyll derën Sanchez: Një divan i bukur, por nuk e vendos dot në dhomën e ndenjes

15 Qershor 2020, 13:04| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 13:06

  • Share

Alexis Sanchez me shumë siguri e ka mbyllur aventurën me Manchester United. Përkundër asaj që flitej se ‘djajtë’ do ta kthenin në fund të sezonit sulmuesin e huazuar te Interi e kundërta do të ndodhë.

Ka qenë trajneri i Manchester United Solskjaer ai që ka sqaruar këtë çështje, duke deklaruar:

“Sançez? Po, ndonjëherë kur fillon dhe rregullon dhomën e ndenjes, ndodh që gjen një divan të bukur apo një karrige të bukur, por nuk mund ta marrësh sepse nuk të shkon me pjesën tjetër të dhomës.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?