I hapi llogari false një vajze në rrjetet sociale, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

14 Qershor 2022, 14:13| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 14:16

  • Share

Një 39-vjeçar me inicialet E.M., përfundoi në prangat e policisë pasi i kishte hapur një shtetaseje me inicialet A.V., llogari në rrjetet sociale, duke përdorur fotot e saj personale.

I arrestuari ishte dënuar më parë për veprën penale “vjedhje me dhunë”.

Sipas policisë, pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se ky shtetas ka hapur në mënyrë të vazhdueshme, llogari false në rrjetet sociale, me gjeneralitetet dhe fotot e shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?