Foto ilustruese

I hapën llogari false 34 vjeçares në Tik-Tok, nis hetimi për 3 persona në Shkodër

28 Shkurt, 16:19| Përditesimi: 28 Shkurt, 16:20

  • Share

SHKODËR- Tre persona janë vënë nën hetim nga policia e Shkodrës pas kallëzimit të bërë nga një 34 vjeçare e cila i ka akuzuar se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social ‘Tik-Tok’.

Mësohet se ka nisur hetimi për 42 vjeçaren A.L, banuese në fshatin Ana e Malit, A.K, 35 vjeç dhe E.K, 44 vjeç banues në lagjen “Guerrile”.

Së fundmi janë shtuar denoncimet e grave në polici për shantazhe ndaj tyre në rrjetet sociale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?