VIDEO/ I grabitën para 70-vjeçarit, pranga 3 adoleshentëve në Vlorë! Momenti kur arrestohen

9 Janar, 10:50| Përditesimi: 9 Janar, 11:00

  • Share

VLORË- Tre adoleshentë në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë me dhunë një 70-vjeçari një shumë parash në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë bërë të mundur identifikimin e tre autorëve të mitur, P. K., 16 vjeç, K. K., 16 vjeç dhe A. A., 15 vjeç.

Grabitja është kryer më datë 7 janar, ndërsa në pamjet shihet edhe një moment kur ata vrapojnë me vrap pasi kanë grabitur paratë.

Policia i ka arrestuar në befasi tre adoleshentët, teksa ata ecnin të vetëm nëpër rrugë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?