Sport

I gjymtuar por me pikë të plota, Napoli pret Cagliari-n për vendin e parë në Seria A

26 Shtator 2021, 15:20| Përditesimi: 26 Shtator 2021, 15:24

  • Share

Në mbrëmje do të jetë rradha e Napolit për të zbritur në fushë me synimin për të rimarrë kreun, por edhe për të ruajtur ecurinë e jashtëzakonshme të fitoreve, pasi në 5 javë ka 15 pikë. Të kaltërit e Luciano Spaletti-t në stadiumin ‘Armando Maradona’ presin Cagliarin që deri më tani ka grumbulluar vetëm dy pikë.

Pavarësisht fitoreve radhazi Napoli vijon të jetë i gjymtuar, pasi edhe këtë ndeshje do të mungojë Ghoulam, Mertens dhe Lobotka, ndërsa Demme dhe Meret janë në pikëpyetje. Aktualisht Seria A udhëhiqet nga Milan me 16 pikë, por ‘djajtë’ e kanë zhvilluar edhe ndeshjen e gjashtë të Seria A.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?