Arbion Aliko

I gjetën telefon brenda në qeli, Arbion Aliko i Lazaratit merret i pandehur, rrezikon dënim të dytë

7 Tetor 2020, 13:47| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 14:17

  • Share

Arbjon Aliko, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të RENEA Ibrahim Basha, rezulton të jetë marë sërish i pandehur.

Këtë rradhë vepra penale për të cilën ai akuzohet është ajo e “Futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg”. Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur Alikon e Lazaratit, pasi gjatë një kontrolli në ambientet ku ai vuan dënimin në burgun e Peqinit, Alikos, i është gjetur një aparat telefonik.

Tashmë çështja penale kundër Alikos, ndodhet në gjykatën e Elbasanit dhe pritet që në ditët në vijim ai t'i nënshtrohet procesit gjyqësor. Arbjon Aliko, rrezikon një dënim nga një deri në 3 vjet heqje lirie. Arbjon Aliko, është përsoni që ka futur në rrjetën e Prokurorisë dhe botuesin Henri Çili dhe disa bashkëpunëtorë të tij.

I dënuar përjetë, Aliko ka dërguar çështjen e tij në Gjykatën e Lartë dhe për ketë gjë mendohet se është i përfshirë dhe botuesi Çili. Lidhja mes tyre është bërë nga babai i të burgosurit, Adil Aliko. Aliko, një nga të dënuarit e grupit të Lazaratit, si autori i sulmit ndaj policisë në vitin 2015 dhe ekzekutimin e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, është duke vuajtur dënimin e përjtetshëm në burgun e Peqinit.

 Aliko njihet si një nga personat, që hapi zjarr mbi Policinë gjatë aksionit, ku u sekuestruan tonelata të tëra droge.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kaci: 07/10/2020 14:16

    Me mire te ishin hapur vende pune(mjeket ne rrethe dhe qendrat shendetsore sjane as per infermiere smeritojne rritje page)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?