Kronikë

I gjetën poshtë sediljes së makinës dy granata dore, arrestohet pasagjeri! Në pranga edhe shoferi për moskallëzim krimi

11 Shtator 2021, 10:42| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 11:16

  • Share

TIRANË- Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe “goditjen” e veprimtarisë kriminale në çdo fushë të saj.

Si pasojë e zgjerimit të parametrit të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Volkswagen Golf” me drejtues shtetasin Florenc Zeqo dhe pasagjer Klement  Hysa.

Gjatë kontrollit u evidentua se poshtë sediles së pasagjerit ku ndodhej shtetasi Klement  Hysa , shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata dore.

Si pasojë Klement  Hysa 27 vjeç, banues në Pogradec është arrestuar nga policia për  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë shoferi automjetit, Florenc Zeqo, 44 vjeç, banues në Pogradec është vënë në pranga për “Moskallëzim krimi”

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?