I gjetën kokainë në makinë dhe shtëpi, arrestohet 54-vjeçari shqiptar në Itali! I sekuestrohen 17 mijë euro

6 Shkurt 2022, 00:22| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 00:24

  • Share

ITALI- Një 54-vjeçar shqiptar u arrestua ditën e djeshme në Itali, në zonën e Oltrisakos në Bolzano pasi iu gjetën disa doza kokaine. Shqiptari është ndaluar teksa udhëtonte me makinë dhe është kontrolluar nga efektivët e policisë ku u gjetën 80 gramë kokainë.

Sipas mediave italiane, 54-vjeçari e kishte fshehur drogën brenda sediljes së pasagjerit. Më pas, policia e vijoi hetimin edhe në banesën e tij ku gjetën një sasi tjetër prej 110 gramëve kokainë.

Gjithashtu në shtëpi shqiptarit iu gjet dhe një shumë prej 17.350 eruosh cash që dyshohet se kanë ardhur nga shitja e lëndëve narkotike.

Policia vlerësoi se sasia e kokainës kapte vlerën e 20 mijë eurove në treg. Shqiptari u dërgua në burgun e Veronës ku në ditët në vijim pritet dhe vendosja e masës së sigurisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?