Foto ilustruese

I gjetën 10 kg heroinë në 2 banesat, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

16 Dhjetor 2022, 08:33| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 09:04

  • Share

ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar me iniciale E.G., ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Ai u arrestua në zonën e Salvatore Quasimodo në Marano di Napoli, teksa po hynte në banesën e tij.

Pas kontrollit fizik, punonjësit e policisë kontrolluan dhe shtëpinë, ku i gjetën një mbështjellës me rreth 58 gramë heroinë, 255 euro, një smartphone dhe çelësin e një apartamenti në përdorim për të, që ndodhej në pallatin nga i cili ishte larguar.

Policët kontrolluan banesën tjetër dhe gjetën 11 kg heroinë të ndarë në mbështjellje të ndryshme, 4 peshore precize dhe materiale të ndryshme për paketimin dhe ndarjen e drogës.

Mediat italiane shkruajnë se 39-vjeçari ishte me precedentë penal të mëparshëm.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?