Foto ilustruese

I gjetën dhjetëra doza kanabis në banesë gati për shitje, arrestohet i riu në Tiranë

31 Mars 2022, 10:25| Përditesimi: 31 Mars 2022, 10:33

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi është kapur duke shpërndarë kanabis në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të banesës Jurgen Haxhijahja, autorit, në rrugën "Gjin Kuqali", policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të ndarë në dhjetëra doza, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, tre aparate celulare dhe një peshore elektronike. I riu shpërndante drogë në zonën e në zonën e Shushicës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?