Foto ilustruese

Kronikë

I gjetën 3 kg kanabis në stan, në pranga 38-vjeçari në Fier

31 Tetor 2021, 11:30| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 11:54

  • Share

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi në stanin u gjetën 3 kg kanabis.

Ndërsa puna për evidentimin dhe “goditjen” e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve po vijon, gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Libofshë, në stanin në pronësi të E.K, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 3 kg kanabis.

Akuza që rëndon mbi 38-vjeçarin është ajo e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve", ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/11/2021 00:32

    /SULA/,je ne Shqiperi,jo ne Amerike.Sa per informacion,jo te gjithe shtetet amerikane e kane legalizuar dhe akoma konsiderohet ligjerisht krim federal,dhe pervec kesaj,ato shtete qe e kane legalizuar kane vene taksa e rregulla te atilla per kultivimin,shitjen e perdorimin e saj,qe s'ka shqipo ne bote qe t'i respektonte po te implemntoheshin ne Shqiperi, gjithashtu dhe shtet shqiptar, qe te ndiqte me rreptesi, zbatimin e tyre.Nuk e shikon? Te gjithe te ashtuquajturit me <<arrest shtepie>> livadhisin si t'ju doje qejfi,asnje si kontrollon,asnje s'mban pergjegjesi,vetem kur bejne ndonje numer e bien rastesisht ne duart e rendit,atehere del, qe keta trimat supozohej te ishin te kycur ne shtepi,per te mos folur pastaj per Ramen,qe i vuri gjobat per shkeljen e karantines per pandemine dhe pastaj doli e i fali vete.Pse ky eshte shteti qe nje dite mund te legalizoje marjuanen??!!

    Përgjigju
  • Sula: 31/10/2021 16:19

    Pse I futni njerezit kot ne burg...ne amerike hashish I shitet ne dyqane...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?