I gjendet kallashnikov e municion luftarak brenda banesës, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan (VIDEO)

25 Nëntor 2022, 13:59| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 14:12

  • Share

ELBASAN- Muharrem Çelhema, 55 vjeç është arrestuar ditën e sotme në Elbasan për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të banesës së, efektivët i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehëra armësh dhe 316 fishekë luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?