I gjendet armë në banesë, arrestohet 61-vjeçari në Vorë (EMRI)

2 Shkurt, 11:17| Përditesimi: 2 Shkurt, 11:31

  • Share

Policia e Vorës ka arrestuar një 61-vjeçar të cilit i janë gjetur armë në banesë.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit ‘Hill’, u arrestua në flagrancë Ndriçim Dedej, banues në Vorë. 

Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?