Fidanë kanabis, foto ilustruese

I gjenden fidanë kanabis pranë stanit, pranga 60-vjeçarit në Memaliaj

28 Maj 2020, 09:11| Përditesimi: 28 Maj 2020, 09:14

  • Share

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Memaliajt, pasi në afërsi të stanit të tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vasjar, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Policia thotë se në pranga u vu shtetasi me iniciale  M.Sh., i cili akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia thotë se po vijon intensivisht kontrollin e territorit për të evidentuar, parandaluar dhe goditur çdo tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?