Paratë e sekuestruara

I gjenden 17 mijë euro të fshehur brenda kamionit në Kapshticë, vihet në hetim 56-vjeçari turk

23 Nëntor 2022, 16:31| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 16:39

  • Share

Ndaj një 56-vjeçar turk me iniciale S.A., ka nisur hetimet pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, ditën e sotme në Pikën Kufitare të Kapshticës atij iu gjetën  një shumë prej 17  mijë eurosh, të cila ai nuk i kishte të deklaruara.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë zbuluan paratë gjatë një kontroll të imtësishëm të automjetit kamion tip "Benz", me drejtues 56-vjeçarin turk , banues në Adapazar, Turqi.

17 mijë eurot iu gjetën në çantën e dorës dhe në xhup, ndërsa shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndaj 56-vjeçarit turk ka nisur hetim për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?