I fundit në profesionin e tij, Familja Gurra me traditë në muzikë prej më shumë se 5 brezash

24 Qershor 2023, 07:24| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 07:26

  • Share

Ai vjen nga një familje ku ndër breza ja kanë kushtuar jetën muzikës. Ramazan Gurra është restaurues dhe akordues instrumentesh muzikore pranë Universitetit të Arteve. Aty në dhomën e vogël ku fshihet një pasuri e madhe muzikore, në atë laborator ku për më shumë se 50 vite kanë kaluar në duart e tij me qindra instrumente muzikorë.

Në Esencë Gurra rrëfeu një pjesë të historisë familjare si edhe të jetës së tij profesionale dhe familjare.

Me krenari tregon talentin e pakrahasueshëm të të atit, Muharrem Gurra muzikanti i oborrit të mbretit Zog e qindra këngë e krijime të trashëguara prej tij.

"Shumë këngë tironse këndohen e njihen dhe pak e dinë që janë krijime të tim eti, këngë të cilat babi ja ka kushtuar nënës" - u shpreh ai.

Ramazan Gurra tregon gjithashtu me shumë kënaqësi se të dy fëmijët e tij merren me art. I biri trashëgon pasionin e tij ndërsa vajza pedagoge dhe pianiste e shkëlqyer.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?