I ftohti i acartë dhe mungesa e ujit, Biden shpall gjendje të katastrofës në Teksas

20 Shkurt 2021, 16:43| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 16:47

  • Share

Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur gjendje të katastrofës në Teksas, për të mundësuar ndarjen  më të madhe të fondeve federale si ndihmë për këtë shtet. Energjia elektrike po kthehet gradualisht dhe temperaturat po rriten, mirëpo rreth 13 milionë banorë vazhdojnë të kenë vështirësi për të pasur ujë të pastër të pijshëm.  Biden ka deklaruar se do të vizitojë Teksasin nëse prezenca e tij nuk është barrë, ndërkohë që po bëhen përpjekje për ndihmë.

"Ndihma mund të përfshijë grante për strehim të përkohshëm dhe rregullime të shtëpive, hua në shuma të vogla, si dhe të mbrojë humbjet tjera”, është thënë në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar se të paktën i 60 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të ftohtë.

Presidenti Biden ka qenë në kontakt edhe me kryetarët e disa prej qyteteve më të mëdha në Teksas, si Hjuston, Austin dhe Dallas, për t’u siguruar se ata kanë qasje në burime qeveritare, ka thënë një zyrtar i administratës. Shumë shtete tjera jugore janë goditur po ashtu nga bora dhe stuhia e akullit këtë javë, çka ka rezultuar me mungesa të ujit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?