arma e zjarrit kallashnikov, pushkë, 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës,kapsolla detonatore dhe kanabis

Kronikë

I fshehu armën dhe e ndihmoi të largohej, në pranga daja i të riut që plagosi në këmbë 25-vjeçarin në Laç, autori në kërkim

15 Gusht 2021, 13:21| Përditesimi: 15 Gusht 2021, 13:28

  • Share

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja 25-vjeçarit Emanuel Preçi me armë zjarri në këmbë gjatë paradites së djeshme në Laç.

Teksa puna për kapjen e autorit, Kadri Kurtaj (Imeri) të shpallur në kërkim vazhdojnë policia ka bërë të mundur arrestimin e dajës së tij Agron Koçi i cili fshehu armën e krimit dhe e ndihmoi nipin të largohej pasi kreu plagosjen.

Gjatë kontrollit të policisë në banesës e 52-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov me 28 fishekë, me të cilën autori ka plagosur të Emanuel Preçi në këmbë, një armë tjetër zjarri e llojit pushkë, 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg kanabis.

Mbi Agron Koçin rëndojnë akuzat e veprave penale të " Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese" , "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Përkrahja e autorit të krimit".

Policia ende po punon për kapjen dhe vënien në pranga të autorit, Kadri Kurtaj (Imeri).

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?