Gjekson Pusi

I ‘forti’ i Shkodrës dënohet në Angli! Në Shqipëri u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës (EMRI)

9 Tetor 2022, 19:19| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 19:25

  • Share

Një emër i njohur i botës së krimit në Shkodër me probleme të mëparshme me drejtësinë shqiptare është arrestuar dhe dënuar nga një gjykatë angleze.

Gjekson Pusi 34-vjeç, u arrestua pas një urdhër kontrolli në maj në Laindon dhe është dënuar me 6 vite burg.

Gjatë aksionit për arrestimin e tij, policia gjeti një pistoletë ‘Glock’ me fishek  gati për qitje. Më shumë se 6000 paund u gjetën nga një qen policie, të cilat ishin fsheur në xhepin e një palltoje.

Po ashtu në kuzhinë iu gjet kokainë, peshorë si dhe 3 celularë. Ndërsa një thes plastik i zi që përdoret për hedhjen e plehrave iu gjet plot me kanabis.

Policia angleze arriti të zbulonte që një ambient tjetër i shtëpisë përdorej për kultivim kanabisi.

E shkuara kriminale e Gjekson Pusit në Shqipëri
Gjekson Pusi është arrestuar në Shqipëri si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Hekuran Bullës, tek Komuna e Parisit në qeshor të vitit 2020. Sipas policisë Gjekson Pusi ka qenë shoferi i Viktor Markut, i cili dyshohej si autori kryesor që qëlloi me breshëri automatiku me silenciator ndaj Billës, teksa kalonte pranë një qendre tregtare tek Komuna e Parisit .

Gjekson Pusi është arrestuar në tetor 2019 duke qarkulluar me armë zjarri tip me vete, ndërsa ishte dënuar më parë me 8 vite burg për vjedhje me armë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ligji: 09/10/2022 21:30

    Konfiskojini cdogje qe ka ne shqiperi sipas ligjit antimafia. Andej nuk i investijne dot dhe i mbajne te fshehura derisa jua gjejne dhe jua marrin. Vetem keshtu luftohet krimi dhe e shikojme trimerine e ketyre pa para pastaj.

    Përgjigju
  • Iktibar: 09/10/2022 21:01

    Mbiemrin pussy dhe gango?Dicka nuk shkon ketu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?