Presidenti Ilir Meta i cili më herët u shpreh kundër vendimit të Kuvendit për të rrëzuar dekretin e tij, në një deklaratë të dhënë për media pak më patë ka thënë se fton popullin për një referendum më 25 prill.
"Sot shoqëria civile publikon nismën e saj për referendum dhe pro/ligjin për referendum. Pra, se si të konkretizohet ky detyrim kushtetues, që për dy vite i është mohuar popullit shqiptarë në mënyrën më të pabesë. Dje, kryeministri ftoi shqiptarët më 25 prill në një referendum të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt që gjithë shqiptarët do të marrin pjesë në referendumin e 25 prillit dhe të gjithë do të votojnë për Shqipërinë në Evropë. Ftoj qytetarët në referendum në 25 prill" , tha Meta.
Lajmi kryesor:
Rrëzimi i dekretit për Kodin Zgjedhor/ Meta: Deputetët votuan bllokimin e integrimit! Prej 20 muajsh kemi parlament monopartiak, më 25 prill ftoj popullin për referendum
//ReportTv.al