Mesuesi Fatmir Sula

Ndërron jetë një tjetër mësues nga COVID në Peqin

11 Nëntor 2020, 10:47| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 10:54

  • Share

Një tjetër mësues i infektuar me COVID ka ndërruar jetë ditën e sotme në Peqin.

Bëhet fjalë për mësuesin Fatmir Sula. Lajmin e ka bërë me dije shkolla "Bishqem" me anë të një postimi në rrjete sociale.

"Një dhimbje të madhe ka lënë pas ndarja nga jeta e kolegut tonë.. Jo vetëm ata që e njohin,por në vecanti për familjen e tij.

Drita e shpirtit te tij u largua fizikisht,po kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas. Ky lajm i hidhur na trishtoi pa masë, kolegu ynë i nderuar. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prefsh në paqe ! Lamtumirë....Kolegu ynë Fatmir Sula", shkruan shkolla.

Sula është mësuesi i dytë që ka ndërruar jetë brenda një dite, pasi më herët u lajmërua vdekja e arsimtarit Gramoz Abedinaj në Fier.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?