Shtetasi rus, Mikhail Zori me rreth të kuq

Të dyshuar për spiunazh, Gjykata e Lartë lë në burg tre të akuzuarit, 2 rusë dhe 1 ukrainas

23 Dhjetor 2022, 10:18| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 16:41

  • Share

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masatr ‘arrest me burg’ për 2 rusët dhe ukrainasin e dyshuar për spiunazh. Ditën e sotme është marrë vendimi për Mikhail Zorin, i cili ishte drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për një masë më të butë sigurie, kërkesë që nuk është pranuar duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit në Durrës.

Më parë, Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe kërkesën e ruses tjetër Svetlana Timofeeva dhe ukrainasit Fedir Aplatov. Tre të rinjtë u arrestuan pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh, ku sulmuan rojet me spray neoparalizues.

Dy rusët  Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe ukrainasi Fedir Alpatov, 25 vjeç mbahen në burg që prej datës 20 gusht, ditë kur dhe ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin u konfiktua me 2 ushtarët shqiptar që e pikasën, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, ndërsa Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP. 

Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Si ndodhi ngjarja?
Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?