I dyshuar për koronavirus, Trump kryen testin mjekësor. Nga rezultatet e Presidentit, mjekët konfirmojnë se...

15 Mars 2020, 06:37| Përditesimi: 15 Mars 2020, 06:42

  • Share

Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se Presidenti Trump rezulton negativ pas testit të koronavirusit. Testi u bë pas lajmeve se zoti Trump ishte ekspozuar ndaj COVID-19.

Zoti Trump njoftoi se kishte bërë testin gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të shtunën paradite, ku u publikuan të dhënat e fundit mbi situatën e krijuar në vend si rezultat i pandemisë dhe ecurisë së disa masave të marra në kuadër të shpalljes së emergjencës kombëtare.

Të premten në konferencën ku u njoftua emergjenca kombëtare, Presidenti Trump shkaktoi habi kur shtrëngoi duart me një numër drejtuesish në kundërshtim me rekomandimet e zyrtarëve të shëndetit publik, veçanërisht pas njoftimeve se ai vetë ishte ekspozuar ndaj virusit.

Mbrëmë u zbulua se katër anëtarë të një delegacioni brazilian që darkuan me Presidentin Trump fundjavën e kaluar në Mar-A-Lago kanë rezultuar të gjithë pozitivë me koronavirus.

Presidenti Trump u pyet nga gazetarët nëse po tregohej egoist duke mos u testuar.

“Nuk kam thënë se nuk do të testohem... Me të gjitha gjasat, po... Së shpejti... Po punojmë për një axhendë“, u përgjigj ai.

Por më vonë, pas kësaj deklarate mjeku personal i presidentit qarkulloi një letër ku thuhej se zoti Trump ka rrezik të ulët për t'u prekur nga virusi pasi ndërveprimet e tij me zyrtarët brazilianë ishin të kufizuara dhe se ato ndodhën përpara se ata zyrtarë të shfaqnin ndonjë simptomë. Mjeku i presidentit tha gjithashtu se nuk ka nevojë që zoti Trump të futet në karantinë dhe se madje ende nuk sugjerohet një testim i tij për virusin COVID-19.

Por të shtunën ishte vetë presidenti Trump që njoftoi lajmin se të premten në mbrëmje ai kishte kryer testin për koronavirus./VOA

Komento

Komente

  • Free: 15/03/2020 18:33

    Pacienti 0 eshte ne US. Ne Gusht te 2019 ne Washington state u mbyll nje lab per arsye sigurie dhe pati disa te vedkur nga gripi i stines. Ne pamundesi testesh dhe njohurie u klasifikuan te tille. Me pas ne tetor ne Wuhan u kryen lojrat olimpike ushtarake ku skuadra US me numrin me te madh te atleteve u rradhit nga te fundit. Fill dy jave pas mbarimit shperthen epidemia. NE kine nuk eshte gjetur ende pacienti 0 pamvaresiht hetimit te gjere.Vetem te pacienti 0 mund te analizohet nese virusi ka shtese gjenetike. Artikulli te veteranstoday.com

    Përgjigju
  • Turi: 15/03/2020 12:53

    Nuk e di por imagjinata nuk ka kufi. Ndoshta nuk eshte vetem COVID19 qe eshte futur e gjithe bota ne karantin. Ndoshta jan duke ardhur Jashtetoksoret./Aliene. ????????? Nuk e di por ???????????? dhe e pamundur nuk eshte. Nuk e di????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?