Lulzim Basha

Kronikë

‘I dyshimtë’, Twitter i kufizon veprimtarinë Lulzim Bashës në llogarinë e tij

10 Korrik 2021, 09:56| Përditesimi: 10 Korrik 2021, 11:17

  • Share

Rrjeti Social Twitter ka kufizuar veprimtarinë e liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në llogarinë e tij duke paralajmëruar ndjekësit se ajo është një ‘llogari (account)e dyshimtë’.

Nuk dihet se cila është arsyeja e kufizimit të llogarisë së Lulzim Bashës, por vetë twitter rendit këto 6 arsye se pse mund të kufizojë llogarinë e një përdoruesi të saj.

Arsyet pse mund të jetë kufizuar llogaria e Bashës në Twitter

1) Postimi i përsëritur i përmbajtjes dublikatë ose gati-dublikatë (lidhje ose cicërima)

2) Abuzimi i temave në trend ose hashtags

3) Dërgimi i twitte-ve ose përgjigjeve të automatizuara

4) Përdorimi i robotëve ose aplikacioneve për të postuar mesazhe të ngjashme bazuar në fjalët kyçe

5) Postimi i mesazheve të ngjashme mbi shumë llogari (spam)

6) Follow-Unfollow agresive e njerëzve

Llogaria e Bashës në Twitter

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?