'I dua shumë ëmbëlsirat dhe i urrej djemtë', gruaja gjen mesazhin në shishe të dërguar 25 vite më parë, 'përballet' autoren

26 Janar 2022, 21:59| Përditesimi: 26 Janar 2022, 22:01

  • Share

37-vjeçarja Elena Andreassen Haga gjeti një mesazh në një shishe në Norvegji, të dërguar nga një vajzë 8-vjeçare nga Skocia, 25 vite më parë. Gruaja arriti të gjurmonte nëpërmjet Facebook edhe autoren e letrës, Joanna Buchan, e cila tani është 33 vjeçe.

Në vitin 1996, Joanna hodhi një shishe me një letër brenda, nga një varkë peshkimi pranë Peterhead, Skoci, për një projekt shkollor. Letra u gjet 1287 kilometra larg vendit nga ku ajo u nis.

Elena i dërgoi menjëherë një mesazh Joanna-s në Facebook, e cila i kishte thënë se i kujtohej të kishte shkruar një letër ku tregonte 'dashurinë' e saj për ëmbëlsirat dhe mospëlqimin për seksin e kundërt. 'Meqë ra fjala, i urrej djemtë', përfundonte letra e saj.

"Më kujtohet në mënyrë të turbullt që kam shkruar një mesazh. Kam qeshur me të madhe kur i rilexova, kisha shkruar batuta me të vërtetë të bukura", tha ajo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?