VIDEO/I droguar në timon, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë! Gjatë këtij viti 24 shoferë rezultuan nën efektin e lëndëve narkotike

2 Gusht 2023, 09:49| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 10:17

  • Share

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Rrugore, pasi është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë A. H., 29 vjeç, pasi nga kontrollet e ushtruara është konstatuar fillimisht që i riu po i jepte makinës në mënyrë të parregullt.

Pasi është ndaluar për të bërë testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se po e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik, 29-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë shoqërimit në Komisariat, i riu ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Së bashku me këtë rast, shkon në 24 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/08/2023 23:52

    Nuk mund t'a perdorim buxhetin e shtetit per gjera te tilla te vogla, pa rendesi, si aparatura policie e spitalesh shteterore.Me ato para ne paguajme qirane e sateliteve sepse na pelqen te shesim mend e te dukemi sikur jemi pjese e te 20-ve!!

    Përgjigju
  • Turi: 02/08/2023 10:57

    Ore keto jane reklama por policia jone vetem ne Tirane ka aparat per matjen e nivelit te droges ne trup nga shoferet edhe ne Tirane jane me gishtat e dores keto aparate kurse ne rrethe nuk behet fjale. 30 % e shofereve drejtojne mjetin nen efektin e lendeve narkotike po kush do e mase thuaj. Beni nje investigim me patrullat e policise rrugore dhe do shihni se ata nuk kane as aparate per matjen e alkolit e jo me per drogen. Reklama e vetem reklama ben policia jone.

    Përgjigju
    • Ish narkos: 02/08/2023 13:07

      ASHT E VERTET VETEM NJE APARAT MATES SE DROGES KA POLICIA PER GJITHE SHQIPERIN.... DHE NJA 20 MATES PER ALKOLIN.... D.M.TH NJE POLIC ME MATES DROGE QE ETHARASIN KUR DYSHOJNE 8000 POLICET E TJERE.... E NEPER RRETHE SMATET FARE NIVELI I DROGES...

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?