Foto ilustruese

I doli qeni nga oborri i banesës dhe kafshoi 33-vjeçaren gjermane, në hetim i riu në Lushnjë

27 Nëntor 2023, 11:44| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 11:48

  • Share

Një shtetase gjermane është kafshuar nga një qen në Lushnjë.

Policia njofton se ka proceduar penalisht E.G, banues në Lushnjë, pasi në lagjen ‘Loni Dhamo’, qeni i tij ka dalë nga oborri i banesës dhe ka kafshuar në këmbë një shtetase gjermane, 33 vjeçe.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen "Loni Dhamo", ka dalë nga oborri i banesës së 26-vjeçarit, qeni në pronësi të këtij shtetasi, i cili ka kafshuar në këmbë, një shtetase gjermane, 33 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve".’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?