'I di problemet e klubit', trajneri i ri i Kastriotit: S'mendoj për merkaton, në fund mbijetojmë

29 Dhjetor 2021, 11:26| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 12:12

  • Share

Emiljano Çela, trajneri i ri i Kastriotit pas largimit të Ramadan Ndreut, beson se skuadra krutane ka mundësinë të japë shumë më shumë në fushë në krahasim me atë që ka bërë deri më tani.

“Sinqerisht e prita me kënaqësi. Unë gjatë kësaj kohe, që prej momentit kur u shkëputa nga ekipi, kam patur kontakte të vazhdueshme me lojtarët, me drejtuesit. Këta të fundit, duke e ditur që i dija problematiket e ekipit, e njihja shumë mirë nga brenda dhe e di se çfarë mund të japin,”-u shpreh Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.

Detyra e ish-kapitenit Çela, i cili tani ka marrë timonin e krutanëve, është të shpëtojë ekipin nga rënia e kategorisë. Për ‘Report Tv’ ai thotë se beson se do t’ia dalë edhe nëse klubi nuk afron lojtarë në merkato.

“Në momentin që mendova të marr ekipin u bazova te ekipi aktual. Janë lojtarë që njoh, janë lojtarë që më pëlqejnë. E di se mund të bëjnë më shumë, por normal që pres të më vijnë edhe lojtarë të tjerë,”-deklaroi Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.

Pas 15 javësh kampionat Kastrioti renditet në vendin e fundit me 8 pikë, 7 më pak se vendi i tetë që gjithashtu bën ‘play-off’ për të dalë nga kategoria në fund të sezonit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?