Rasti i penalltisë dhe Tomasz Kwiatkowski

I dha penallti të paqenë PSG-së, UEFA pezullon arbitrin (VIDEO)

29 Nëntor 2023, 16:02
  • Share

PSG barazoi dje 1-1 me Newcastle për raundin e pestë të grupeve në Champions League. Goli erdhi në minutën 90+8 nga Mbappe me penallti, ndërsa 11 metërshi i akorduar ka shkaktuar polemika.

Arbitri i VAR, Tomasz Kwiatkowski është njoftuar nga UEFA se ai nuk do të marrë detyrat e arbitrit të VAR në ndeshjen e sotme në Grupin D të Champions League mes Real Sociedad dhe Red Bull Salzburg. Lëvizja tregon se zyrtari polak është ndëshkuar për vendimin që çoi në barazimin e Kylian Mbappe në minutën e tetë të kohës shtesë në "Parkun e Princave".

Kwiatowski është një arbitër me shumë përvojë që kreu detyrat e VAR-it në finalen e Kupës së Botës vitin e kaluar, pjesë e të njëjtit ekip gjyqtarësh që mori përgjegjësinë për ndeshjen e së martës mbrëma.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?