Foto ilustruese

Konflikti se i dha një shpullë djalit të 39 vjeçarit, polici i Burgjeve e godet me tytën e armës

4 Tetor 2020, 21:24| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 21:34

  • Share

TIRANË- Punonjësi i burgjeve ka goditur me tytën e pistoletës një person në Paskuqan të Kamzës.

Sipas informacioneve nga policia, 49 vjeçari Lavdrim Mena, në sherr e sipër  ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, 39 vjeçarin A.D., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Pas mjekimit 39 vjeçari është larguar për në banesë. Dyshohet se sherri ka nisur pasi Lavdrim Mena i ka dhënë një shpullë djalit të 39 vjeçarit dhe pasi ky i fundit i ka kërkuar llogari, Mena e ka goditur në kokë me tytën e armës. 

Punonjësi i Policisë së Burgjeve dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?